Reali do ta shpërblejë Viniciusin

  • S.A /
  • 10 December 2021 - 10:20
Reali do ta shpërblejë Viniciusin

Pagë më të lartë dhe disa vite më shumë, Real Madridi dëshiron ta blindojë Vinicius Juniorin.

Vinicius Junior po shijon sezonin më të mirë në karrierë, por edhe me fanellën e Real Madridit.

Pas 22 ndeshjeve në sezonin 2021/22, Vini Jr ka realizuar 12 gola në të gjitha garat, derisa numëron edhe 7 asistime.

Ai është rritur shumë si futbollistë dhe kjo ka shtyrë Realin që t’ia rinovojë kontratën duke i ofruar edhe pagë shumë më të madhe.

Kohë më parë, Vinicius ishte pyetur se cili mund të jetë çmimi i tij tani që është rritur si futbollist, por ai nuk caktoi asnjë çmim, duke thënë se s’ka nevojë për faktin se dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në Real Madrid.

Edhe drejtuesit e lojtarit janë të gatshëm për rinovimin e kontratës dhe i kanë dhënë dritën e gjelbër Realit. 

(Kosova Sot Online )