Nuk u vërejt gjatë ndeshjes, Xavi pati një fjalosje me Neuerin

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 22:56
Nuk u vërejt gjatë ndeshjes, Xavi pati një fjalosje me Neuerin

Udhëtimi i Barcelonës te Bayern Munich këtë javë shërbeu për të nxjerrë në pah distancën mes dy skuadrave. Ata u mundën 3-0 në Allianz Arena dhe ranë në Europa League. 

Ajo çfarë nuk u vërejt ishte konflikti që pati Xavi me Manuel Neuer

Në pjesën e dytë, Xavi, më shumë nga krenaria, kërkoi një karton të verdhë për një lojtar të Bayernit ‘karton i verdhë, karton i verdhë’, përsëriti ai në anglisht. Fjalët nuk i pëlqyen stolit të Bajernit.

Ai i pyeti nëse nuk ishte e verdhë dhe, pas një përgjigjeje negative, në fytyrën e tij u shfaq një buzëqeshje ironike. Në të njëjtin moment, Lewandowski po e shikonte ndërsa nga larg mund të dëgjoje Neuerin duke bërtitur: “Oi, ti, hesht, hesht”. 

Megjithatë, trajneri i Barçës e injoroi këtë dhe situata nuk shkoi më tej. 

(Kosova Sot Online)