Calhanoglu i dërgon mesazh Milanit

  • S.A /
  • 13 December 2021 - 09:56
Calhanoglu i dërgon mesazh Milanit

Hakan Calhanoglu ia ka dërguar një mesazh ish-klubit të vet, Milan, pasi Interi e kaloi atë në krye të tabelës në Serie A. Interi e shkatërroi plotësisht 4:0 Cagliarin të dielën, duke e marrë kreun e tabelës në Serie A pas dështimeve të Milanit dhe Napolit. Lautaro Martinez me dy gola dhe Alexis Sanchez e Hakan Calhanoglu me nga një gol në Giuseppe Meazza ia siguruar Interit triumfin që e bën atë lider të ri në Serie A.

Falë disa pritjeve të mrekullueshme të Alessio Cragnos Cagliari nuk doli nga Meazza më e turpëruar, pasi Interi i kishte plot 15 goditje në kornizën e portës së tij.

Duke folur pas ndeshje, Calhanoglu, i cili shënoi gol fantastik, tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ndihem krenar. Dua ta falënderoj ekipin, sepse më ka ndihmuar të bëhem lojtar i rëndësishëm. Interi e nuhat cilësinë dhe kontributin tim, prandaj unë e jam më të mirën për klubin”.

“Dua t’i falënderoj edhe tifozët, të cilët më qëndrojnë pas gjithmonë. Është nder për mua të jem këtu në Inter”, shtoi ai.

Interi erdhi në këtë takim i vetëdijshëm se triumfi do ta bënte t’i kalojë rivalët për titull, duke e parë barazimin e Milanit me Udinesen të shtunën dhe disfatën e Napolit ndaj Empolit të dielën.

Kampioni në fuqi tani mbledh 40 pikë në vendin e parë, i ndjekur nga Milani me 39, Atalanta 37 dhe Napoli 36.

(Kosova Sot Online )