Lexoni edhe:
Aguero e njofton pensionimin nga futbollit këtë të mërkure
Barcelona do të përballet me Napolin në 1/8 e finales së Evropa Ligës, garës dytësore evropiane për klube, pas shortit që u hodh të hënën në Nyon.
Barcelona dështoi të kualifikohej në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve për herë të parë prej vitit 2003, duke përfunduar në vendin e tretë në grup. Prandaj gjiganti katalonas kaloi direkt në 1/8 e finales në Evropa Ligë, ku do të përballet me Napolin.
Aguero e njofton pensionimin nga futbollit këtë të mërkureLexoni edhe:
Duel tjetër interesant i kësaj faze është ai mes Portos dhe Lazios.
Borussia Dortmundi do të përballet me Rangers, ndërkohë që Sevilla me Dinamon e Zagrebit.
Çiftet e plota të 1/8 së finales në Evropa Ligë:
Sevilla – Dinamo
Atalanta – Olympiacos
RB Leipzig – Real Sociedad
Barcelona – Napoli
Zenit – Real Betis
Dortmund – Rangers
Sheriff Tirasport – Braga
Porto – Lazio.
(Kosova Sot Online )