Ter Stegen bëhet objektiv i Bayernit

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 14:45
Ter Stegen bëhet objektiv i Bayernit

Mediat spanjolle raportojnë se portieri gjerman mund të largohet nga Barcelona verën tjetër

Marc-Andre ter Stegen mund të largohet nga Barcelona në verën e vitit tjetër.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “El Nacional”.

Gjiganti katalunas thuhet se është i hapur për ofertat që mudn t’i vijnë për portierin gjerman.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesi gjerman të rikthehet në atdhe.

E gjithnjë sipas mediumit spanjoll, Bayern Munichu ka shprehur interesim për Ter Stegen.

Gjiganti bavarez e sheh atë si pasardhës ideal të veteranit Manuel Neuer. 

(Kosova Sot Online)