PSG-ja e do Rudigerin

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 15:11
PSG-ja e do Rudigerin

Mbrojtësi i Chelseat është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, atë e do edhe Reali

Antonio Rudiger është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Mbrojtësi i Chelseat po shfaq formë të lartë edhe këtë sezon.

Ai është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës së tij me “Blues”.

Përfaqësuesi gjerman e ka refuzuar ofertën e parë të kampionit evropian për kontratën e re.

E nga kjo situatë po mundohen të përfitojnë gjigantët evropianë.

Dje u raportua për interesim për Real Madridit për 28 vjeçarin.

Ndërsa, sot mediumi gjerman “Bild” raporton se në garë për mbrojtësin është futur edhe Paris Saint-Germaini.

Madje, thuhet se menaxheri i futbollistit është takuar tashmë me drejtorin sportiv të klubit francez, Leonardo. 

(Kosova Sot Online)