Forma fantastike e Rrahmanit e largon Manolasin nga Napoli

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 18:02
Forma fantastike e Rrahmanit e largon Manolasin nga Napoli

Napoli pagoi 36 milionë euro për të blerë kartonin e mbrojtësit grek, Kostas Manolas në verën e 2019-ës, por pas dy vitesh e gjysmë është duke e shitur për një shifër prej më pak se 10% e tyre.

Mbrojtësi 30-vjeçar udhëtoi dje drejt Greqisë dhe madje mori edhe një gjobë pasi kishte shumë para kesh me vete, ndërsa sot mediat italiane zbuluan edhe arsyen e fluturimit drejt Athinës.

Kostas Manolas ka kryer vizitat mjekësore për llogari të klubit të Olympiacosit, pasi pritet të transferohet në muajin janar te kryeqytetasit grekë, për një shifër prej rreth tre milionë eurosh.

Mbrojtësi e nisi si titullar sezonin nën drejtimin e Spallettit, por shumë shpejt dorëzoi vendin te Amir Rrahmani, pasi po shfaqte shumë pasiguri dhe tani drejtuesit e klubit napolitan kanë vendosur ta largojnë njëherë e mirë.

Manolas ka luajtur te Olympiacos edhe në periudhën 2012-2014, para se të transferohej te Roma në Serinë A dhe tani do të rikthehet sërish në klubin nga Pireu, megjithatë do të rikthehet shumë shpejt në Itali, pasi grekët do të përballen me Atalantën në sfidën e Europa Leagues.

(Kosova Sot Online)