Nuk po gjen klub, Barça do t’ia ndërpresë kontratën pasi fiton 200 mijë në javë

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 12:09
Nuk po gjen klub, Barça do t’ia ndërpresë kontratën pasi fiton 200 mijë në javë

200 mijë funte në javë pa zbritur në fushë, Samuel Umtiti është kthyer në një problem të madh për Barcelonën.

Barça ka kohë që po mendon ta largojë mbrojtësin francez, por nuk po gjen skuadër për 28-vjeçarin.

Ai ka kontratë deri më 2023 dhe problemi i madh sipas Sport është se lojtari fiton 200 mijë funte në javë, teksa ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga këtë sezon.

Barça ka probleme të mëdha ekonomike dhe po mendon të gjejë sa më parë një zgjidhje me lojtarin për të ndërprerë kontratën pasi s’po vjen asnjë ofertë për francezin. 

(Kosova Sot Online)