Xavi i dëshpëron tifozët e Barcelonës për Haalandin

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 14:55
Xavi i dëshpëron tifozët e Barcelonës për Haalandin

Erling Haaland është “mollë e ndaluar” për Barcelonën.

Xavi Hernandez nuk beson se në situatën e tanishme, Barça është në gjendje të shpenzojë miliona për lojtar si Erling Haaland.

Ai dha sinjale se tani për tani, është e paarritshme për klubin të bëjë shpenzime milionëshe.

“Haaland? As nuk kemi folur për këtë”, tha Xavi.

“Në këto momente, kemi një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe s’do të jetë e lehtë të forcojmë ekipin. Ky është realiteti në të cilin jemi”.

(Kosova Sot Online)