Interi s’do të shpenzojë më asnjë cent për Lukakun, mund të kthehet vetëm falas

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 14:53
Interi s’do të shpenzojë më asnjë cent për Lukakun, mund të kthehet vetëm falas

Nëse Romelu Lukaku dëshiron të rikthehet në Inter, do të jetë vetëm nëse klubi mund ta marrë në formë huazimi.

Kështu ka thënë drejtori i Inter, Ausilio.

Lukaku u largua nga Inter verën e kaluar për më shumë se 100 milionë euro, por te Chelsea s’po gjen qetësinë, formën që kishte në Itali.

Ai këtë edicion ka bërë 16 paraqitje me Blutë, ka shënuar vetëm 5 gola, larg formës fantastike që kishte me Interin ku për dy sezone në 95 paraqitje shënoi 64 gola.

“A do ta transferonim sërish Lukakun? Po, por vetëm në formë huazimi”, u përgjigj Ausilio.

“Ishim të hutuar kur Lukaku kërkoi të largohet sepse personi që sakrifikuam ishte Hakimi. Sido që të jetë, nuk u dorëzuam, folëm me trajnerin dhe zgjodhëm lojtarët e duhur”.

(Kosova Sot Online)