Barça i bën gati 30 milionë euro për Olmon

  • S.A /
  • 21 December 2021 - 14:33
Barça i bën gati 30 milionë euro për Olmon

Gjiganti katalunas synon ta transferojë futbollistin e Leipzigut në afatin kalimtar të janarit

Barcelona po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Gjiganti katalunas është zhvendosur në Gjermani, ku ia ka vënë syrin Dani Olmos.

Mediumi “El Nacional” raporton se Barça i ka bërë gati 30 milionë euro për futbollistin spanjoll.

Olmo ishte pjesë e akademisë La Masia të Barçës dhe do të rikthehej me kënaqësi në klubin e fëmijërisë.

Mbetet të shihet nëse klubi nga Bundesliga do të jetë i gatshëm për ta shitur yllin e tij.

Olmo është pjesë e Kombëtares së Spanjës dhe kishte shënuar gol ndaj Kosovës në kualifikimet e Botërorit.

Krahas tij, “Blaugrana” i kanë edhe disa alternativa.

(Kosova Sot Online )