Real Madridi e do mbrojtësin e Liverpoolit

  • S.A /
  • 22 December 2021 - 10:48
Real Madridi e do mbrojtësin e Liverpoolit

Real Madridi ka shfaqur interesim për mbrojtësin rezervë të Liverpoolit, Joe Gomez.

Gjiganti spanjoll është duke e vëzhguar situatën e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez, sipas mediave britanike.

Megjithatë, pavarësisht se sa shumë e dëshiron, Reali nuk pritet të tentojë ta afrojë atë në afatin kalimtar të dimrit, që fillon më 1 janar.

Në anën tjetër, Liverpooli nuk dëshiron ta shesë Gomezin, sepse trajneri Jurgen Klopp ka nevojë për sa më shumë lojtarë për t’i përdorur në pjesën e mbetur të sezonit.

Për Gomezin interesim ka shprehur edhe Aston Villa në Premierligë.

(Kosova Sot Online )