Kopilët e Serbisë që i bënë qeveritë e kaluara nga LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR do të ndalen vetëm falë Qeverisë Kurti!

Kopilët e Serbisë që i bënë qeveritë e kaluara nga LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR do të ndalen vetëm falë Qeverisë Kurti!
Kopilët e Serbisë që i bënë qeveritë e kaluara nga LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR do të ndalen vetëm falë Qeverisë Kurti!

Dr. Hysni Aliu

  • 22 December 2021 - 10:27

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Zhvillimet e fundit në  Ballkanin perëndimorë po shqetësojnë opinionin mbarë kombëtar. Po ashtu edhe zhvillimet në Shqipëri janë shqetësuese. 

E dëgjova një fragment nga intervista e Driton Selmanit në ATV, ku ai thoshte se ” ne nënshkruam marrëveshjen në shtëpinë e bardhë, ku në mënyrë eksplicite thuhet që Kosova do ti bashkëngjitet minishengenit ballkanik” sepse kjo marrëveshje ishte në kontekstin e një përmbajtje më të gjerë, ku administrata Trump planifikonte marrëveshjen përfundimtare Kosove Serbi, marrëveshje e cila nuk ndodhi kurrë.  Nëse ka qenë ashtu, përse  z. Selmani në atë marrëveshje, nuk e futët një paragraf në të cilin do thuhej” kjo marrëveshje është e plotfuqishme dhe e zbatueshme, vetëm nëse arrihet marrëveshja për njohje reciproke me Serbinë, ka mundur të jetë një paragraf i fshehtë që do ta dinin vetëm tri qeveritë nënshkruese. 

Thelbi i çështjes: 

Kosova, gjatë tërë kohës që nga viti 2011 e këndej, si me marrëveshjen e 2013 ashtu me atë të 2015, e po ashtu me atë  në  Shtëpinë  e Bardhë  ka dhënë diçka nga sovraniteti i vetë shtetërorë. Në vitin  2013, e bëri gurin e themelit për Asociacionin e Komunave Serbe, me 2015 asaj shtëpie ja ” qiti plloqën” siç themi  ne shqiptarët, kurse  në  Shtëpinë e Bardhë, ja qeli rrugën Serbisë deri në Durrës, nëpërmes Kosovës, autostrada  e garantuar me ligjet ndërkombëtare, pra i dha qasje të pa prekshme tejpërtej Kosovës deri  në  Durrës, dhe përveç kësaj premtoj që do të shkrihen kufijtë me Serbinë me bashkëngjitjen pa kushte minishengenit, duke e bërë të pa nevojshme njohjen nga Serbia, që njëherësh është kusht për integrimin e Serbisë në BE. Pra, po e thjeshtëzoj edhe më shumë, për këta që e quanin krye negociatorin e Kosovës Besnik Bislimin si të retarduar  psiqikisht, apo këta që po i quajnë qeverinë e tanishme si qeveri praktikantësh apo të paditur,  me dëshirën që ta kuptojnë se cili nga ta, treguan që janë të retarduar e praktikant të paditur, pra qeveria e tanishme dhe z. Besnik Bislimi, apo këta që ishin në të kaluarën në qeverisje. 

Përgjigjen e gjeni këtu: Serbia, për herë të tretë jua la kopilin në derë, bash si ato laviret, më falni për shprehjen, që me një  dredhje gjuhe budallenjtë i qon me pi ujë e i kthen pa pi ujë duke jua prishë edhe familjen. Nënshkrimi i marrëveshjeve për asociacionin, me shpresën se Kosova do të pranohet nga Serbia, ishte mashtrimi më fatkeq që ju bë Kosovës. Serbia, tani e ka në dokument të nënshkruar  asociacionin,  dhe tani po kërkon implementimin  e tij, me përkrahje edhe të BE-së, ndërsa Kosova, nuk ka asgjë të nënshkruar nga Serbia, që do ishte kompensim  për asociacionin, p.sh. njohja  e ndërsjellët, apo heqja e Kosovës nga preambula e saj.  Iluzione iluzione. Përse edhe atëherë, këta akademikët e patriotët, nuk e shtuan nnjë paragraf, ku thuhet, Asociacioni i komunave serbe, implementohet, vetëm në rastin, kur Serbia e njeh Kosovën si shtet,( edhe ky do të kishte mundësin të ishte dokument konfidencial), po me të cilin do ju mbyllej goja edhe Serbisë edhe BE-së kur ata kërkojnë formimin e këtij asociacioni. Tani, sërish, lavirja, ua tregoj budallenjve, por prapë nuk ua dha, ndërsa budallai dha çdo gjë që kishte për të realizuar dëshirën e vetë. Pra Kosova, sërish nënshkroi në SHBA që do ti bashkëngjitet minishengenit, me shpresën  që Serbia  do e pranon  pavarësinë e Kosovës, pore sërish, Serbia nuk jep asgjë e merr një dokumentet ku Kosova merr obligim ndërkombëtare e Serbia fiton duke e  quar  agjendën e vetë përpara. Këta kopilë që i bën qeveritë e kaluara nga LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR, u ndalen vetëm falë Qeverisë Kurti, i cili tregoj, që intelektualisht, është në nivelin botërorë, po ashtu profesionalisht, moralisht dhe nga aspekti i dinjitetit njerëzor e kombëtar. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, kopilët që i lindëte  Serbia në Kosovë ju ndalën, por, ata kopilë  që janë së paku tre, njeri 8 vjeç, tjetri 6, e tjetri rreth një vjet, nuk po e lënë rahat shtëpinë. 

Kot e hedhim fajin tek kryeministri  Edi Rama, ai po e bënë vetëm një punë, nuk po merret me kopilët e Serbisë në Kosovë, por po merret me interesin e shtetit të vetë. Kur ne ti heqim kopilët që vet i bëmë, atëherë Edi Rama, mundë të  sillet  me neve si familje. S’ka familje të ni gjaku me kopilët në  shtëpi.  Asgjë  s’ keni pa çka keni me pa. Nuk i kam quajt robërues rastësisht. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".