Chelsea gjen zëvendësuesin e Rudiger

  • S.A /
  • 24 December 2021 - 09:23
Chelsea gjen zëvendësuesin e Rudiger

Mbrojtësi Rudiger duket se nuk do të rinovojë me klubin e Chelsea dhe është pranë largimit nga klubi anglez.

Real Madrid duket më afër për të fituar shërbimet e mbrojtësit gjerman dhe për këtë gjë, Chelsea po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, Tuchel ka njoftuar drejtuesit e klubit se ai dëshiron transferimin e mbrojtësit të PSG-së, Presnel Kimpembe. Lojtari vlerësohet nga PSG rreth 40 milion euro.

(Kosova Sot Online )