Mbappe kundër Kupës së Botës çdo dy vite

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 19:29
Mbappe kundër Kupës së Botës çdo dy vite

Ylli i PSG, Kylian Mbappe është shprehur kundër idesë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite.

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Dubai sot, Kylian Mbappe ka dërguar një mesazh të qartë për drejtuesit e FIFA.

Lojtari e ka parë si jo të mirë idenë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite.

“Ajo do ta bënte këtë kompeticion një kompeticion normal (dhe nuk është ideja kjo). Euro, Kupa e Botës, Liga e Kombeve…”, ka thënë Mbappe, transmeton lajmi.net.

“Ne duam të luajmë, por është shumë. Nëse njerëzit duan të shohin kualitet, mendoj se duhet të kemi pushime”, shtoi francezi.

Kundër idesë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite është edhe UEFA.

(Kosova Sot Online)