COVID-19 pushton sërish Realin, katër futbollistë pozitiv, edhe Vinicius

  • A.P /
  • 29 December 2021 - 17:26
COVID-19 pushton sërish Realin, katër futbollistë pozitiv, edhe Vinicius

COVID-19 nuk e ka ndërmend të lërë të qetë Real Madridin.

Ditë më parë, Los Blancos kishin mbi gjashtë futbollistë pozitiv, ndërsa tani pas pushimeve, janë rikthyer katër me koronavirus.

Reali ka konfirmuar se pas testeve, Thibaut Courtois, Vinicius Junior, Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

(Kosova Sot Online)