Interi në bisedime të avancuara me Ginter

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 19:13
Interi në bisedime të avancuara me Ginter

Interi është favorit për të nënshkruar me mbrojtësin e Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter, pasi lojtari do të largohet nga Bundesliga pas pesë sezoneve.

Goal raporton se Interi është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me lojtari me parametra zero gjatë verës, pasi i skadon kontrata me Gladbachun.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka qenë në Borussia-Park për pesë vite ku është shndërruar në njërin prej më të mirëve në botë, por bashkë me klubin kanë rëndë dakord që tí dajnë rrugët në verën e vitit 2022.

Interi ka kohë që e monitoron lojtarin dhe tashmë ka nisur punë për ta rrëmbyer me zero euro. 

(Kosova Sot Online)