Tammy Abraham pëson aksident me makinë

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 18:43
 Tammy Abraham pëson aksident me makinë

Tammy Abraham e përplasi veturën e tij, Porsche Cayenne me një veturë tjetër gjatë rrugës për stërvitje sot.

Sulmuesi anglez 24-vjeçar ka punuar për të gjetur veten në Romë që kur mbërriti në afatin kalimtar të verës nga Chelsea, por gjërat kanë qenë paksa të vështira gjatë muajve të fundit.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Abraham përplasi Porsche Cayenne-n e tij me një veturë tjetër gjatë rrugës për në terrenin stërvitor të Romës në Trigoria sot. Anglezi shkoi për të kontrolluar shoferin tjetër dhe askush nuk u lëndua. Ndërhyrja e policisë ka qenë e panevojshme dhe ai ka vazhduar ditën e tij si zakonisht.

Disa javë më parë raportet në Angli theksuan se Abrahami u detyrua të paguante një gjobë 980 euro vitin e kaluar për drejtimin e Lamborghini-t të tij me 47 milje në orë në një zonë 20 mph.

24-vjeçari anglez ka shënuar gjashtë gola në 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke përfshirë një dygolësh në fitoren 4-1 të Giallorossi-t si mysafir ndaj Atalantës para pushimit të Krishtlindjeve.

(Kosova Sot Online)