Mane e kalon Liverpoolin në epërsi kundër Chelseat me gol fantastik

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 18:02
Mane e kalon Liverpoolin në epërsi kundër Chelseat me gol fantastik

Liverpooli ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Chelseat, në derbin e javës në Premierligë që po zhvillohet momentalisht në Londër.

Sadio Mane shënoi për 1:0 për Liverpoolin në minutën e 10-të.

Sulmuesi senegalez e dribloi portierin Mendy pasi e mori topin pas një gabimi të mbrojtësve vendas.

(Kosova Sot Online)