Onana do t’i bashkohet Interit gjatë verës

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 17:35
Onana do t’i bashkohet Interit gjatë verës

Portieri i Ajaxit nuk do të rikthehet në Barcelonë dhe do të transferohet sigurt tek kampioni italian

Interi duket se e ka siguruar portierin e së ardhmes.

“Nerazzurri” në fakt kanë arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Andre Onana.

25 vjeçari do të jetë lojtar i lirë në muajin qershor dhe me këtë rast mund ta zgjedh vetë ekipin e tij të ardhshëm.

Dhe, mediat italiane sigurojnë se kamerunasi nuk do të rikthehet në Barcelonë.

Me këtë rast, ai do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë

Thuhet se marrëveshja verbale në mes të palëve është arritur qysh në muajin korrik të vitit që shkoi.

Onana shihet si pasardhës ideal i portierit aktual, Samir Handanovic.

Kamerunasi ka shfaqur siguri në kampionatin holandez. 

(Kosova Sot Online)