Chelsea e dënon Lukakun

  • S.A /
  • 05 January 2022 - 09:20
Chelsea e dënon Lukakun

Romelu Lukaku është dënuar me gjobë nga Chelsea, pas rrëmujës dhe zemërimit që e shkaktoi me fjalët e tij në një intervistë të xhiruar tri javë më parë, ka thënë trajneri i klubit, Thomas Tuchel.

Tuchel e la sulmuesin belg jashtë skuadrës së Chelseat për barazimin me Liverpoolin të dielën në Premierligë dhe u takua me të hënën për ta sqaruar rrëmujën e krijuar

Lukaku iu kërkoi falje tifozëve, pronarit, trajnerit dhe bashkëlojtarëve përmes një interviste për uebsajtin e klubit, duke thënë: ‘më vjen keq për zemërimin që e kam shkaktuar”.

28-vjeçari u mirëprit në stërvitje me ekipin përsëri dhe do të rikthehet në skuadrën e Chelseat për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup kundër Tottenhamit të mërkurën, pra sot.

Por ai është gjobitur me një shumë parash të pazbuluar nga klubi, e cila sipas disa mediave është mbi gjysmë milioni euro.

“Do të ndërmerren veprime disiplinore dhe ai do t’i pranojë ato”, tha Tuchel të martën.

“Ai do të gjobitet dhe natyrisht se duhet ta pranojë këtë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )