FIFA publikon tre finalistët për më të mirin e vitit 2021

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 16:08
FIFA publikon tre finalistët për më të mirin e vitit 2021

FIFA ka publikuar tre finalistët për çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2021.

Robert Lewandowski, Lionel Messi dhe Mohamed Salah janë tre lojtarët që do të garojnë për këtë çmim.

Në garë për Topin e Artë triumfoi Messi, duke mposhtur konkurrencën e Lewandowskit dhe Jorginhos, kurse tani në top-3she është Salah.

Ceremonia e FIFA Awards do të mbahet më 17 janar, ditë e hënë. 

(Kosova Sot Online)