Djokovici u takua për intervistë me gazetën e madhe franceze dy ditë pasi doli pozitiv për Covid-19

  • S.A /
  • 10 January 2022 - 13:18
Djokovici u takua për intervistë me gazetën e madhe franceze dy ditë pasi doli pozitiv për Covid-19

Dokumentet e dorëzuara në Gjykatë japin informacion të rëndësishëm për datën e dorëzimit të testit pozitiv të Novak Djokovicit. Serbi e mori rezultatin në mbrëmjen e 16 dhjetorit.

Në 35 faqet e dokumenteve të paraqitura në gjykatë nga avokatët e Novak Djokovicit, datat dhe orët e testimit të tij janë zbuluar. 

Serbi doli pozitiv më 16 dhjetor, rezultatin e mori në mbrëmje në orën 20:19 dhe doli negativ më 22 dhjetor, raporton L’Equipe.

Ky moment ngre pikëpyetje për izolimin e tij, sepse të nesërmen Djokovic ka pozuar në mes të fëmijëve dhe më 18 dhjetor ka dhënë intervistë për median e madhe franceze, L’Equipe.

Duke ditur që ai është pozitiv, pse lojtari nuk mori masat e duhura? 

Ndonëse ky fakt nuk hyri në lojë në vendimin e gjykatës australiane, ai nuk kalon pa u vënë re nga opinioni publik dhe mund të rrisë tensionet mes australianëve dhe numrit 1 të botës.

Gjykata australiane deklaroi se vendimi për të anuluar vizën e kampionit në fuqi të Australian Open Novak Gjokovic ishte i paarsyeshëm. Gjykatësi i Gjykatës Federale të Qarkut, Anthony Kelly më pas urdhëroi që vendimi i ministrit të punëve të brendshme për anulimin e vizës të anulohej dhe Djokovic të lirohej nga paraburgimi i imigracionit. Megjithatë, ministri për imigracionin në qeverinë australiane do të përdorë fuqinë që e ka, për t’ia anuluar vizën sërish tenistit serb. Nëse e shfrytëzon këtë, atëherë Djokovicit i ndalohet hyrja në Australi për tri vite. 

(Kosova  Sot Online )