Dorëzohet Djokovic

  • S.A /
  • 12 January 2022 - 09:32
Dorëzohet Djokovic

Novak Djokovic më në fund e ka pranuar gabimin, se gjithçka që ka ndodhur këto ditë është faj i ekipit të tij, në veçanti agjentit të tij, lidhur me gabimin me vizë që iu anulua nga autoritetet australiane dhe ende nuk i është dhënë leja përfundimtare që të luajë në Australian Open.

Familja e tij bëri protesta të shumta duke insistuar se djali i tyre ishte ndalur padrejtësisht, por vet lojtari përmes një sqarimi në Instagram, e ka pranuar se faji është i tyre.

Djokovic tha se deklarata e pasaktë para udhëtimit të 1 janarit ishte “dorëzuar nga ekipi im mbështetës në emrin tim”.

“Agjenti im kërkon falje sinqerisht për gabimin administrativ për shënjimin e kutisë jo të duhur rreth udhëtimit tim të mëparshëm para ardhjes në Australi. Ky ishte një gabim njerëzor dhe qartazi jo i qëllimshëm”.

Djokovic tha se ai “ka ofruar të dhëna shtesë për qeverinë australiane për ta sqaruar çështjen e tij”, por se nuk do të bëjë komente shtesë “për shkak të respektit më të lartë për qeverinë australiane dhe autoritetet e tyre si dhe për procesin e tanishëm”. 

(Kosova Sot Online )