Mertens do t’i bashkohet Insignes në Toronto FC?

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 17:16
Mertens do t’i bashkohet Insignes në Toronto FC?

Dries Mertens mund t’i bashkohet Lorenzo Insignes në Toronto FC dhe MLS si lojtari i lirë pasi që Napoli nuk duket se do t’ia zgjat kontratën atij

Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre do të largohet nga stadiumi “Diego Armando Maradona” si lojtarë pa kontrata në korrik.

Derisa Insignes i ishte ofruar një kontratë e re por me një ulje drastike të pagës, sipas një raporti të gazetës Il Mattino që Napoli nuk ka për synim që t’ia zgjat më kontratën Mertensit.

Belgu ka thënë disa herë muajve të fundit se ka një opsion për këtë problem por që nuk varet shumë prej tij.

Sipas Il Mattino, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis do të ishte i lumtur nëse do ta shite Mertensin verën e kaluar, por ai mbeti në klub.

Insigne tashmë ka nënshkruar me Toronto FC nga 1 korriku dhe ai mund t’i bashkohet Mertenesit, sipas gazetarit të MLS Michael Sing që thekson se klubi kanadez kishte pasur një afrim fillestar për Mertensin në vitin e kaluar.

Sulmuesi mbush 35 vjet në maj ai është gola shënuesi më i mirë i Napolit, me 142 gola në të gjitha garat.  

(Kosova Sot Online)