Kush është Janny Sikazwe? Gjyqtari që çuditi botën me referimin e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 19:55
Kush është Janny Sikazwe? Gjyqtari që çuditi botën me referimin e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës

Zyrtari  i ndeshjes përfundoi dy herë ndeshjen para kohe në ndeshjen kundër Mali duke shkaktuar polemika të mëdha në botën e futbollit

Turnetë kryesore të futbollit preferojnë të prodhojnë momente magjike, por ato kanë po ashtu potencial për të shkaktuar kaos, ashtu si e pamë në ndeshjen Mali-Tunizia në Afcon 2021.

Kishte shumë zemërim dhe konfuzion kur gjyqtari i ndeshjes përfundoi dy herë ndeshjen para kohës së rregullt, duke mbyll kështu shpresat – edhe pse të pakta – që Tunizia ta barazonte rezultatin.

Po kush është Janny Sikazwe?

Janny Sikazwe është një gjyqtar nga Zambia i lindur më 26 maj 1979. Ai është njëri prej referëve më të njohur në vendet afrikane, pasi që ka marrë licencë të FIFA-së për arbitrim që në vitin 2007.

(Kosova Sot Online)