Sanchez mesazh trajnerit të Interit pas golit të fitores

  • S.A /
  • 13 January 2022 - 09:53
Sanchez mesazh trajnerit të Interit pas golit të fitores

Alexis Sanchez është në qiellin e shtatë. Sulmuesi, që nuk po luan shumë as këtë sezon, shënoi golin e fitores dhe të titullit kundër Juventusit në minutën e 120-të, për rezultatin përfundimtar 2-1.

Ai shpreson ky gol i fitores të jetë një pikë kthese për të dhe ta vetëdijesojë trajnerin, Simone Inzaghi, për t’i dhënë më shumë minuta.

“Kampionët janë të tillë, bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë dhe sa më shumë të luajnë, aq më mirë luajnë. Kisha shumë uri për të fituar dhe shpresoja të luaja pas Lazios. Jam si një luan, që nëse më lë në fushë, shndërrohem në një monstër, por në fund vendos trajneri”, tha ai.

“Duhet të vazhdojmë kështu, pasi jemi në rrugën e duhur dhe mund të fitojmë shumë më tepër”.

“Unë nuk kam kaluar asnjë moment të vështirë, por thjesht kam luajtur pak. Conte më thoshte se askush nuk është si unë dhe më fuste në fund për të bërë diferencën, por duke luajtur vetëm 15 minuta, më rrëzonte moralin”.

(Kosova Sot Online )