Lexoni edhe:
Qeveria Kurti ta ndryshon urgjentisht ligjin për festat, në Evropën e bashkuar nuk shkohet duke pushuar e mos punuar!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Gjithsesi se ky rast është rast tragjik i vrasjes së gruas në Llaushë të Skenderajt, edhe një argument tjetër pse duhet vepruar me kërkim të ashpër të llogaridhënies sidomos nga KPK-ja, që duhet të jetë në nivel të detyrës në cilindo rast që paraqitet, denoncohet dhe kërcënohet jeta dhe siguria e qytetarit. Tani mbas disa rasteve te ndodhura është tepruar dhe bërë demode reagimi i institucioneve të drejtësisë pas përfundimit të rastit tragjik, siç është ky i Llaushës, për të cilin ka reaguar kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, i cili kërkon të shqyrtohen të gjitha veprimet e prokurores përgjegjëse lidhur me këtë rast dhe mbrojtësit të viktimave që nuk kanë qenë në nivel të përgjegjësisë dhe të kryerjes së detyrës.
-Këso rastesh të vrasjeve, sikur kjo që ndodhi në Llaushë të Skenderajt, kur po na ndodhin ne shtetin tone, vetëm atëherë po dalin zbraztësira të ndryshme dhe dështimet e atyre të cilët duhet që i zbatojnë ligjet. Sikur të vepronin më ashpër me veprimet ligjorë, ato viktima nuk do të ndodhnin, sot ata apo ato që janë viktima do të ishin gjallë në mesin e familjarëve dhe shoqërisë dhe nuk do ta diskutonim tani këtë çështje të zbrazësisë ligjore apo mos zbatimit të ligjit. Por fatkeqësisht këso rastesh si shpesh po na përsëriten dhe po ndodhin për të keqen tonë. Neglizhenca dhe mos veprimi i organeve të sigurisë, dhe sundimit të ligjit, prokurorisë e gjykatave në rastet e tilla është krejtësisht e pa arsyeshme dhe lëshim i pa falshëm.
Edhe ky rasti i fundit që ndodhi në Llaushë u konfirmua zyrtarisht se ka qenë i lajmëruar në institucionet zyrtare e përgjegjëse edhe atë disa herë, dhe tani rastet e tilla kur prapë po përsëriten dhe po kryhen vrasjet, vetëm atëherë po vijnë reagimet që është tepër vonë për gjithçka, sepse personi në fjalë tani më nuk është gjallë. Është koha e fundit e ashpërsimit të masave të përgjegjësisë individuale dhe grupore institucionale për seriozitetin që kanë rastet e ngjashme, prandaj tani duhet analizuar seriozisht dhe gjykuar ky rast sipas nivelit të përgjegjësisë, të rishqyrtohet dhe analizohet dhe aty ku ka përgjegjësi, gjithsesi të përgjigjen ata të cilët nuk kanë intervenuar në përputhshmëri me ligjet. Nga të gjitha këto raste të deritashme, e sidomos nga ky i fundit, qartë po vërehet mangësi dhe papërgjegjësia nga ana e organeve të drejtësisë me sjelljen e tyre skajshmërisht të pa përgjegjshme kur është çështja e të çenurit në nivelin e detyrës për ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të rrezikuar, aq më tepër kur rasti paraprakisht është lajmëruar në polici dhe tutje deri në nivel prokurorie por askush nuk ka vepruar për preventivë dhe me masa të sigurisë ndaj palës së rrezikuar.
Gjithsesi se ky rast është rast tragjik i vrasjes së gruas në Llaushë të Skenderajt, edhe një argument tjetër pse duhet vepruar me kërkim të ashpër të llogaridhënies sidomos nga KPK-ja, që duhet të jetë në nivel të detyrës në cilindo rast që paraqitet, denoncohet dhe kërcënohet jeta dhe siguria e qytetarit. Tani mbas disa rasteve te ndodhura është tepruar dhe bërë demode reagimi i institucioneve të drejtësisë pas përfundimit të rastit tragjik, siç është ky i Llaushës, për të cilin ka reaguar kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, i cili kërkon të shqyrtohen të gjitha veprimet e prokurores përgjegjëse lidhur me këtë rast dhe mbrojtësit të viktimave që nuk kanë qenë në nivel të përgjegjësisë dhe të kryerjes së detyrës. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, si autoritet kompetent, që të shqyrtojë të gjitha veprimet e prokurores lidhur me rastin e viktimës Lirije Qerimajt nga Llausha e Skenderajt dhe të shqiptohen masat përkatëse disiplinore. Lumezi ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, që nga të gjeturat eventuale të hetimit të rastit, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me neglizhencën dhe mos veprimin në preventivë për masa të sigurisë.
Po ashtu, sipas njoftimit nga zyra e kryeprokurorit Lumezi, ai ka kërkuar nga Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave që të shqyrtojë të gjitha veprimet e mbrojtësit të viktimave lidhur me këtë rast dhe nga të gjeturat eventuale të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme, duke mos përjashtuar edhe masën e suspendimit të prokurores përkatëse së cilës i besuar dhe ngarkuar trajtimi i ankesë për dhunë nga e ndjera Lirije Qerimaj. Viktima e këtij rasti, më 1 janar kishte kërkuar mbrojtje nga shteti pas dhunës nga burri i saj, ndërsa kërkesa për mbrojtje ishte dorëzuar vetëm në ditën kur ajo u vra nga bashkëshorti më 5 janar. Edhe ky rast duhet të përdoret si rast i papërgjegjësisë së skajshme edhe nga shoqëria civile, opinioni publik që të ju bëhet akoma më shumë presion të gjitha institucione përgjegjëse, duke filluar nga policia, KPK dhe KGJK, Kuvendi, Qeveria-Ministria e Drejtësisë dhe Presidenca, për ashpërsim të masave të përgjegjësisë dhe të atyre disiplinore, të vlerësimit të performancës me sanksione më të rrepta të suspendimit dhe shkarkimit nga detyra, me ndalës të përhershme të ushtrimit të sërishëm të së njëjës detyrë ndaj secilit që nuk vepron sipas ligjit dhe në funksion të sigurisë e mbrojtjes së qytetarëve.
Vetëm në këtë mënyrë kur ripërsëriten ndodhitë e mangësive ligjore e kur dihen fajtorët, është e kuptueshme që nga ata të cilët nuk kanë qenë në nivel të detyrave të kërkohet gjithsesi edhe përgjegjësi. Me këto veprime tani edhe kuadri përgjegjës institucional do të jenë më të vetëdijshëm dhe në harmoni me ligjet ti ndërmarrin veprimet ligjore qoftë ndaj kërcënuesit apo të kërcënuarës, por gjithsesi duke vepruar për të parandaluar dhunën dhe epilogun me viktima sikur që ka ndodhur deri më tash pa u shqetësuar askush.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".