Zyrtare: Edhe pse 35-vjeçar, Tottenham e shpërblen Llorisin

  • S.A /
  • 21 January 2022 - 10:39
Zyrtare: Edhe pse 35-vjeçar, Tottenham e shpërblen Llorisin

Hugo Lloris do të vazhdojë ta veshë fanellën e Tottenham.

Portieri ka rinovuar kontratën deri më 2024.

“Lloris ka nënshkruar kontratë dy vjeçare e gjysmë me klubin, deri më 2024”, shkruhet në njoftimin e Tottenham në faqen zyrtare.

Klubi i beson verbërish ende 35-vjeçarit që po luan sezonin e dhjetë në Angli.

(Kosova Sot Online )