Broja dëshiron të qëndrojë në Southampton

  • S.A /
  • 22 January 2022 - 12:10
Broja dëshiron të qëndrojë në Southampton

20-vjeçari numëron 7 gola dhe një assist në 20 paraqitje me Southamptonin këtë edicion. Armando Broja e ka fituar vendin në Southampton. Jo vetëm që e ka fituar, por ai është shndërruar në njërin prej lojtarëve kyç në formacionin e Ralph Hassenhuttl. Lojtari është i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit, por GOAL raporton nga burime të sigurta se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është i hapur të vazhdojë aventurën te Southampton për tu rritur edhe më shumë si futbollist.

“Sigurisht që ne duam ta transferojmë Brojën. Do të ishte fantastike nëse ai bëhet lojtari ynë. Ai gjithashtu dëshiron të jetë me ne”, u shpreh Ralph Hassenhuttl, trajneri i Southampton.

20-vjeçari numëron 7 gola dhe një assist në 20 paraqitje me Southamptonin këtë edicion.

(Kosova Sot Online )