Amir Rrahmani i dashuruar

  • S.A /
  • 24 January 2022 - 09:57
Amir Rrahmani i dashuruar

Amir Rrahmani duket plotësisht i dashuruar në klubin e Napolit, pasi e shënoi golin e tretë sezonal në fitoren 4:1 kundër Salernitana të dielën.

Përfaqësuesi i Kosovës Rrahmani i ndihmoi Napolit ta mposhtë me lehtësi skuadrën e sapopromovuar në Serie A në Stadiumin Diego Armando Maradona, për të mbetur në garë për titull.

Qendërmbrojtësi prishtinas e futi topin në rrjetë nga afërsia, pasi një harkimi nga Dries Mertnes në fillim të pjesës së dytë, duke e çuar në 3:1 epërsinë e napolitanëve.

Në një shkrim në rrjetet sociale pas ndeshjes, 27-vjeçari e postoi një fotografi të veten duke e festuar golin dhe mbishkrimin: “Dashuri”, të përcjellë nga emotikone të topit dhe zemrës.

Pas një sezoni të vështirë debutues nën urdhrat e trajnerit të atëhershëm Gennaro Gattuso, Rrahmani është bërë pjesë kyçe e ekipit të parë të Napolit nën urdhrat e Luciano Spallettit.

Kapiteni i Kosovës është duke e ndihmuar Napolin edhe në sulm përveç punës së palodhshme në mbrojtje. Në 20 paraqitje deri tani këtë sezon në ligë, Rrahmani i ka shënuar tri gola.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në ligë për Napolin, që e çon atë në vendin e dytë në tabelë me 49 pikë, katër pikë më pak se lideri Inter, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online )