Mësohet lëndimi i Ibrahimovicit

  • S.A /
  • 24 January 2022 - 11:16
Mësohet lëndimi i Ibrahimovicit

Pas humbjes së De Ligt, pak minuta para fillimit të ndeshjes Milan-Juve, ndeshja e madhe e “San Siro” humbi një tjetër protagonist të madh, pas më pak se gjysmë ore lojë.

Ky është Zlatan Ibrahimovic, i zëvendësuar në minutën e 27-të të pjesës së parë për shkak të një problemi muskulor, që e detyroi suedezin të ngrejë “flamurin e bardhë” dhe të largohet nga fusha.

Në vend të tij, Stefano Pioli zgjodhi përfshirjen e Giroud. Sipas zërave të parë, Ibra dyshohet se ka dëmtuar tendinën e Akilit.

Në orët në vijim do të mësohet shkalla dhe natyra e dëmtimit të muskujve, që përfundoi para kohe ndeshjen e 11 së kuqezinjve.

(Kosova Sot Online )