Washington Post shkruan për ëndrrën e përmbushur të skiatores kosovare Kiana Kryeziut

  • S.A /
  • 24 January 2022 - 12:18
Washington Post shkruan për ëndrrën e përmbushur të skiatores kosovare  Kiana Kryeziut

Gazeta e përditshme amerikane Washington Post ia ka kushtuar një shkrim skitares së re kosovare, Kiana Kryeziut, e cila u bë gruaja e parë që e përfaqëson Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore. Kryeziu e siguri pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërorë Pekini 2022 pas garës kualifikuese në Itali në fillim të janarit, duke u bërë gruaja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Dimërore. Ajo do të garojë në sllallom të madh në garën me ski në Pekin. Lojërat Olimpike Dimërore nisin më 4 shkurt.

Në një shkrim për ëndrrën e 17-vjeçares, Washington post shkruan: “Garimi në sllallomin e madh në Lojërat Olimpike në Pekin do të jetë një hap i madh për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj Kosovën”. Ndërsa Kryeziu është cituar të këtë thënë: “Vërtet nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët. Ishte njëra prej synimeve të mia më të mëdha. Ishte njëra prej ëndrrave të mia dhe tani është përmbushur.” Kosova do të përfaqësohet nga ky skitarë në këto lojëra. Albin Tahiri, i cili bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut, në Pekin 2022 do të garojë në katër disiplina të garës me ski.

(Kosova Sot Online )