
I hakohet faqja, FSHF fajëson Velijajn dhe politikën

Gjatë ditës së sotme faqja e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është hakuar. Pas këtij sulmi, FSHF thotë se qëndron Kryetari i Tiranës Erion Veliaj. Orë më parë FSHF publikoi një audioincizim ku pretendohet se është i Veliajt. Sot, gjatë ditës Prokuroria Shqiptare ka nisur një hetim ndaj Armando Dukës për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare
Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit në Facebook ka dal me një reagim ku ka folur për rastin e hakimit të faqes zyrtare të tyre.
Në reagim, FSH thotë s kjo ishte një ngjarje e pa precedentë, derisa ka hedhur akuza te politika, konkretisht të kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
“Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë”, thuhet në këtë komunikatë.
Sipas tyre, deri në këto momente faqja vazhdon të jetë e mbyllur, edhe pse ajo ka qenë funksionale në orët e fundit.
“Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit”, shkruan në këtë reagim.
(Kosova Sot Online)