Zbulohet oferta e Mallorcës për Muriqin

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 15:35
Zbulohet oferta e Mallorcës për Muriqin

Klubi spanjoll synon ta marrë sulmuesin kosovar në formë huazimi këtë muaj me mundësi të blerjes përfundimtare gjatë verës. Lazio ndërkohë e kërkon opsionin e blerjes së obligueshme pas 6 muajsh. Problem është edhe rroga e lojtarit pasi klubi nga La Liga ia ofron gjysmën e pagës që e merr aktualisht në Itali

Mallorca është klubi i fundit që hyri në garë për transferimin e Vedat Muriqit.

Klubi spanjoll synon ta transferojë sulmuesin kosovar në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit , shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, mediat italiane i kanë zbuluar detajet rreth ofertës së klubit nga La Liga për përfaqësuesin kosovar.

“Corriere dello Sport” raporton se klubi bregdetar spanjoll synon ta marrë 27 vjeçarin tash në formë huazimi dhe me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Mallorca është e gatshme t’i paguajë 8 milionë euro për ish-futbollistin e Rizesporit.

Ndërkohë, Lazio është e gatshme ta japë lojtarin në formë huazimi.

Por, klubi italian e ka kërkesë të prerë opsionin e blerjes së obligueshme të kartonit të Muriqit në verën që vjen për 10 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Mallorca është e gatshme ta përmbush këtë kërkesë.

Gjithashtu, problemi qëndron edhe te rroga e lojtarit.

Vedati aktualisht paguhet 2,2 milionë euro në vit në Romë.

Ndërsa, klubi spanjoll ia ka ofruar atij ekzaktësisht gjysmën e kësaj shume.

Sidoqoftë, duket se preferencë e futbollistit është që të rikthehet në futbollin turk.

Atë e do ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Galatasaray, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Muriqin e pëlqejnë edhe në Angli, Leeds United nga Premierliga dhe Hull City e Ëest Bromëich Albion nga Championshipi.

Ndër të tjera, flitet se interesim për futbollistin prizrenas kanë shfaqur edhe Saint Etienne në Francë dhe CSKA Mosca në Rusi.

Gjithçka rreth së ardhmes së Muriqit do të zbulohet këtë javë.

Një gjë është e sigurt: ai e ka mbyllur tashmë eksperiencën në Lazio.

“Biancocelesti” e kihsin blerë Muriqin në vitin 2020 nga Fenerbahçe për 18 milionë euro.

Ai ka kontratë me klubin nga Roma deri në vitin 2025. 


(Kosova Sot Online)