A do të qëndrojë Lewandowski?

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 21:25
A do të qëndrojë Lewandowski?

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munich, Oliver Kahn, tha se klubi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur Robert Lewandowski në ekip për një kohë të gjatë.

Lojtari polak ka kontratë deri në vitin 2023 dhe sipas informacioneve të ndryshme jozyrtare, Bayern po shqyrton dy variante për rinovimin e tij: të zgjasë kontratën edhe për një vit, duke ruajtur kushtet aktuale, me një pagë prej 24 milionë euro në vit, ndërsa tjetri do të jetë një rinovim deri në 2025 me ulje rroge.

Lewa po shijon një tjetër sezon magjik.

Deri më tani, në 27 paraqitje, ai ka realizuar 34 gola.

Në total me Bayernin që nga viti 2014, Lewa numëron 357 paraqitje dhe 328 gola. 


(Kosova Sot Online)