Haaland: “Nuk flas më…”

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 22:33
Haaland: “Nuk flas më…”

Erling Haaland nuk do të flasë më për të ardhmen, derisa zyrtarisht të zbulojë se çfarë ka vendosur, do të qëndrojë apo do të largohet nga Borussia Dortmund.

Pati reagime nga klubi kur Haaland tha se Dormtund po i bën presion të vendosë sa më parë për të ardhmen dhe kjo e ka stepur Haalandin që të mos tregojë më shumë për të ardhmen.

Ai do të punojë në heshtje për të gjetur klubin e ri, ndërkohë dëshiron të japë më të mirën në fushë.

“Ndjeva se ishte koha të thosha diçka, u fol shumë për këtë. Nuk dua të them më shumë, ajo që është thënë është thënë… dhe vazhdojmë tutje”, deklaroi Haaland.

Ai gjithashtu tha se dëshiron të arrijë në madje në këtë sport dhe po punon shumë që të përmirësohet sa herë që zbret në fushë.

Haaland numëron 23 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, teksa ka dhuruar edhe gjashtë asiste. 


(Kosova Sot Online)