Juventusi bën përforcim 75 milionësh

  • A.P /
  • 28 janar 2022 - 19:23
Juventusi bën përforcim 75 milionësh

Juventusi e ka bërë zyrtare nënshkrimin me yllin e sulmit të Fiorentinas, Dusan Vlahovic

Sulmuesi 22 vjeçar serb ka qenë në një formë të mahnitshme këtë sezon, duke shënuar 17 gola në 21 ndeshje të Serie A këtë sezon nën drejtimin e Vincenzo Italiano në Firencë. Paraqitjet e tij kanë zgjuar interesimin e disa skuadrave në Europë, përfshijë Arsenalin, por ishte dëshira e Arsenalit që t’i bashkohet Juventusit.

Transferi i tij është zyrtarizuar në faqen zyrtare të Lega Serie A, ku Juventusi ka depozituar zyrtarisht kontratën e Vlahovicit, duke nënshkruar me 22 vjeçarin serb si transfer definitiv. Fabrizio Romano ka raportuar që marrëveshje është në total 75 milionë euro plus bonuset.

Sport Mediaset raporton që Vlahovic do të fitojë 7 milionë euro në sezon me kontratën e tij që do të zgjat deri në qershor të vitit 2026.

Sulmuesi serb pritet të këtë ndikim të menjëhershëm në Torino për skuadrën e Massimiliano Allegrit, aq më pak nëse marrim parasysh se për këtë skuadër ka përfunduar sezoni për sulmuesin e shpejt të krahut Federico Chiesa i cili po ashtu u transferua nga Firenca në tetor të 2020-ës.

(Kosova Sot Online)