Chelsea, United, PSG e Reali mësojnë çmimin e mesfushorit

  • S.A /
  • 29 January 2022 - 10:19
Chelsea, United, PSG e Reali mësojnë çmimin e mesfushorit

80 milionë euro, kaq duhet të paguajnë klubet që e duan Aurelien Tchouameni.

Marca ka zbuluar se Monaco nuk do të lirojë lojtarin nën shifrën e 80 milionë eurove, i cili ka shumë gjasa të ndërrojë ambient gjatë verës.

22-vjeçari ka ngjallur interesimin e klubeve si Liverpool, Chelsea, Manchester United, PSG dhe Real Madrid.

Tchouameni ka kontratë me Monacon deri më 2024 dhe nuk e ka me nxitim shitjen e pasardhësit të Paul Pogbës siç e quajnë te Franca. 

(Kosova Sot Online )