Isa Mustafa kur e morri pushtetin, i mbushi xhepat për vete duke e fundosur LDK-në e dëmtuar shtetin

Isa Mustafa kur e morri pushtetin, i mbushi xhepat për vete duke e fundosur LDK-në e dëmtuar shtetin

Hajrullah Tërnava

  • 27 January 2022 - 07:44

Shkruan:  ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Të gjithë ish qeveritarët tani që gjenden në opozitë, bëjnë çmos që të na bindin që të tjerët janë gabim, por mos të harrojmë se edhe në të kaluarën kur kishte të interesuar për investime në shtetin tonë, për hapje të vendeve të reja të punës, edhe kur kishte shpresa se do të arrihen ato qëllime të hapjes së vendeve të reja të punës, se punët do ta marrin të mbaren, ishin këta të fortit në pushtet që ju kërkonin përqindje të larta atyre investitorëve si përfitime për veten e tyre, prandaj kur të huajt e kuptonin kërkesën e tyre, tërhiqeshin nga ato investime, dhe iknin në shtete të tjera me ato investime.

Tani që nga pas lufta e deri me sot, qeverisjet e kaluara ashiqare dhe dukshëm i dimë çfarë kanë qenë, sepse ne po i përjetojmë gabimet dhe keq qeverisjeve të atyre që ishin në pushtet. Mjerisht asnjëri nga ata ish qeveritar që tani nuk xhindet në pushtet, nuk po e merr përgjegjësinë për dështimet dhe gabimet e veta, edhe pse ato shihen e po dihen fare mirë, por ata prapë se prapë duan ti shmangun dhe mos ti pranojnë ato, sado që shumica e popullit i njeh ato gabime për të cilat edhe janë gjobitur me votë e që edhe sot ne po vuajmë nga gabimet e dështimet e tyre. Ata prapë se prapë po i bishtnojnë përgjegjësisë duke e hedhur tek të tjerët që janë në pushtet prandaj nuk duhet të habitemi aspak pse tani jemi këtu ku jemi, si shteti më i izoluar në botë.

Mirëpo rrenat dhe mashtrimet kanë marr fund njëherë e përgjithmonë, prandaj tani as që duhet të merremi me ato dokrra të tyre, sepse sikur të ishin më të zhdërvjelltë-efikas në qeverisjet e tyre, ne edhe sot do jua besonim votat si popull i kulturuar që jemi, dhe ata nuk do të ishin në opozitë por do të ishin edhe më tutje në qeverisje të shtetit. Edhe kjo përpjekja e ish kryeministrit Isa Mustafa, që barrën për këtë krizë energjetike dhe dështimin për marrëveshjen me kompaninë gjermane rreth kapaciteteve të reja të ja veshë kinse mos interesimit të kompanisë gjermane dhe jo seriozitetit për planifikim të ballafaqimit me krizën nga Qeveria Kurti është një përpjekje banale për mashtrim dhe ikje nga përgjegjësia. Këtë gënjeshtër të Isa Mustafës dhe përpjekje për mashtrim e ka dekonspiruar dhe zbuluar në detaje ish ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosh.

Isa Mustafa ka deklaruar se kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PoverPoint, dhe kjo sipas tij është krejt e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e Kosova A e që po vazhdojnë edhe në Kuvend. Mustafa ka thënë se është e vërtetë që në takimin, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme është shtruar edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger, ku ai ka shprehur gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt, e për çka me angazhimin e Kancelares, të njëjtën ditë , në orët e mbrëmjes, është organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin ku është kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit. Përfaqësuesit e Belfinger, sipas Mustafës janë zotuar se do ta informojnë qeverinë brenda 15 ditëve, por nuk paskan informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit të ish Kryeministrit Mustafa.

Tash mbetet shumë pikëpyetje e madhe deklarimi i Isa Mustafës sipas të cilit, duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrike në Kosovë, ekipi i tij paska qenë i interesuar që projektin që ta realizojnë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar e pa interesuar. Se ky arsyetim i Mustafës është bërë vetëm për tu shfajësuar rreth dështimit, dhe përgjegjësisë që mban ai si krye,ministër së bashku me ish anëtarët e kabinetit qeveritar që e ka drejtuar, e zbulon qëllimin ambasadori holandez. këtë shfajësim mashtrues e ka demantuar dhe hedhur poshtë ish-ambasadori i Robert Bosch i cili i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa për deklarimin e tij se kompania gjermane “Bilfinger” nuk ka shfaqur interesim për rindërtimin e Kosovës A. Ish-ambasadori holandez e ka cituar statusin e Mustafës në Facebook, duke thënë se ato që ka shkruar Mustafa janë të pavërteta. Bosch ka shkruar në Facebook se ka qenë i përfshirë personalisht dhe se Ambasada e Holandës dhe ajo e Gjermanisë kanë bërë gjithçka për ta bindur Qeverinë se përmirësimi i katër prej pesë njësive ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por nuk kishte asnjë rezultat.

“Për fat të keq, e pavërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada gjermane dhe ambasada holandeze, bëmë gjithçka për ta bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një mundësi e humbur që energjia për relativisht pak para të sigurohej duke filluar nga periudha rreth viteve 2017/18”, ka shkruar Bosch në Facebook. Gjithsesi se nga ish pushtetarët është duke u përdorë keq qeverisja e vendit për dy dekada, zhvatja dhe mos zhvillimi, frikësimi edhe i investitorëve të huaj, për ta akuzuar dhe fajësuar tash Qeverinë Kurti për gjendjen që e ka gjetur dhe pamundësinë qe brenda natës për ta ndryshuar, dhe me akuza të ngritët mjegull e pluhur për ti mbuluar të gjitha pisllëqet që këta opozitar i kanë lënë mbrapa trashëgimi nga qeverisja e kaluar e inkriminuar. Prandaj sikur këta pushtetar të ishin efikas dhe kontributdhënës për punët e tyre, edhe ne do të krenoheshim me ta, por mjerisht të gjithë ata që e qeverisën këtë vend deri me tani, menduan dhe vepruan vetëm për pasurimin e tyre. Nëse Isa Mustafa si ish Kryeministër dhe Kryetar i LDK në zgjedhjet e fundit e fundosën këtë parti edhe që ishin në koalicion me AKR-në në vetëm 12% atëherë nuk kemi çfarë të analizojmë e të komentojmë më shumë sepse këta që e patën pushtetin e dobësuan partinë e tyre dhe e dëmtuan shtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".