Pamje: Mohamed Salahu i fiton zemrat e shumë tifozëve me gjestin ndaj Hakimit

  • 31 January 2022 - 10:52
Pamje: Mohamed Salahu i fiton zemrat e shumë tifozëve me gjestin ndaj Hakimit

Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është lartësuar nga tifozët pasi e ngushëlloi Achraf Hakimin në përfundim të çerekfinales së Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën. Sulmuesi i Liverpoolit Salah u pa duke biseduar me mbrojtësin anësor të PSG-së, pasi faraonët e mposhtën 2:1 Marokun për një vend në gjysmëfinale të kësaj gare. Sofiane Boufal e kaloi Marokun në epërsi herët në ndeshje përmes penalltisë, pasi Ayman Ashrafe kishte faulluar Achraf Hakimin në zonë.

Por Salah e barazoi rezultatin për Egjiptin duke e futur topin në rrjetë nga afërsia pas një topit të kthyer gjatë një rivënieje nga këndi. Ylli i Liverpoolit më pas e gjeti sulmuesin Trezeguet, i cili e shënoi golin e triumfit. Egjipti do të përballet me Kamerunin në gjysmëfinalen e së enjtes. Hakimi ishte i pikëlluar pas eliminimit të Marokut dhe Salahu në vend se të festonte shkoi për ta ngushëlluar atë.Kjo ka bërë që tifozët në rrjetet sociale ta lavdërojnë yllin egjiptian.

 

(Kosova Sot Online )