Aubameyang po i kryen testet mjekësore te Barcelona

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 22:31
Aubameyang po i kryen testet mjekësore te Barcelona

Pierre-Emerick Aubameyang momentalisht është duke i kryer testet mjekësore te Barcelona.

Edhe pse para pak orëve u raportua se marrëveshja nuk ishte arritur, tani ka ndryshuar situata.

Fillimisht u raportua se Barcelona dhe Arsenali nuk u pajtuan rreth huazimit të Aubameyangut, ndërsa tani Barcelona ka arritur marrëveshje që ta marrë falas sulmuesin gabonez.

Ai do të nënshkruajë kontratë gjashtë mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

(Kosova Sot Online)