Legjenda e Milanit: Inter favorit në derbin vendimtar

  • S.A /
  • 04 February 2022 - 10:19
Legjenda e Milanit: Inter favorit në derbin vendimtar

Legjenda holandeze Ruud Gullit beson se Interi është favorit në derbin della Madonnina të shtunën, në atë që ai e sheh më shumë se thjesht derbi për titull. Interi dhe Milani përballen të shtunën pasdite në San Siro, në atë që shihet si një ndeshje vendimtare në garë për titull në Serie A këtë sezon. Kampioni në fuqi është lider i tabelës me 53 pikë, katër më shumë se Napoli dhe Milani dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, po ashtu.

Kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër nëse duan të mbesin në garë për titull dhe ish-ylli i Milanit beson se derbi do të jetë vendimtar vetëm nëse fiton Interi.

“Derbi i nesërm mund të jetë vendimtar për kampionatin, veçanërisht nëse fiton Interi. Zikaltrit janë paksa favoritë. Milani po bën një punë të jashtëzakonshme dhe do të kishte merituar disa pikë më shumë në renditje”, tha Gullit. Ai shtoi: “Inter-Milan është një derbi që vlen më shumë se titull”.

(Kosova Sot Online )