Liverpooli mposht lehtësisht Cardiffin

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 15:10
Liverpooli mposht lehtësisht Cardiffin

Liverpooli e ka mposhtur Cardiffin me rezultat 3:1 në 1/16 e finales së FA Cup, me katër golat të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ishte Diogo Jota që e hapi llogarinë e vendasve në minutën e 53-të me një gol të bukur me kokë.

Minamino e dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të, para se Harvey Elliott të trefishonte atë.

Krejt çfarë bëri Cardiff ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 80-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpooli avancon tutje në FA Cup, duke kaluar në fazën e 1/8 së finales.

Aty, ai do të ketë punë me Norwich Cityn, klub në të cilin luan edhe ylli kosovar, Milot Rashica.

(Kosova Sot Online)