Xavi e do Kounden në Barçë

  • S.A /
  • 07 February 2022 - 12:02
Xavi e do Kounden në Barçë

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ëndërron ta marrë mbrojtësin e Sevillës, Jules Kounde, gjatë afatit kalimtar të verës. Mbrojtja e Barcelonës nuk ka treguar qëndrueshmëri këtë sezon, duke pranuar shumë gola, prandaj Xavi dëshiron ta përforcojë atë në verë. Kounde shihet si mbrojtës ideal për t’i zgjidhur telashet e Xavit mbrapa, por Barcelona nuk do ta ketë të lehtë ta marrë atë nga Sevilla.

Sevilla ia hodhi poshtë Chelseat çdo ofertë për 23-vjeçarin, përfshirë një në vlerë 60 milionë euro.Kounde ka marrëveshje me Sevillën deri në verën e vitit 2024 dhe e ka një klauzolë liri në vlerë 80 milionë euro, që është çmim shumë i lartë për Barçën e thelluar në krizë financiare.

(Kosova Sot Online )