Sule i bashkohet rivalin të Bayern Munich

  • S.A /
  • 08 February 2022 - 09:42
Sule i bashkohet rivalin të Bayern Munich

Niklas Sule ka vendosur t’i bashkohet klubit rival Borussia Dortmundit, pasi do të largohet nga Bayern Munich në verë kur edhe i skadon kontrata. Sule vendosi të mos nënshkruajë marrëveshje të re me kampionin gjerman, në kërkim të një sfide të re. Mbrojtësi 27-vjeçari e hodhi poshtë mundësinë për të kaluar në Premierligë, pavarësisht interesimit nga klube si Newcastle dhe Chelsea, për të mbetur në Bundesligë.

Ai ka arritur marrëveshje për kontratë katërvjeçare me Dortmundin. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi të hënën.Sule ishte pjesë e Bayernit që nga viti 2017, duke i bërë 159 paraqitje për bavarezët dhe duke i fituar katër tituj lige gjatë asaj kohe. 

(Kosova Sot Online )