Të zbulohen krejt shpenzimet e deputetëve për karburante në 10 vitet e fundit

Të zbulohen krejt shpenzimet e deputetëve për karburante në 10 vitet e fundit
Të zbulohen krejt shpenzimet e deputetëve për karburante në 10 vitet e fundit

Dr. Hysni Aliu

  • 08 February 2022 - 07:48

Shkruan: Dr. - Hysni Aliu

Kultura e shtet ndërtimit, është një proces që fillon dhe nuk përfundon kurrë. Dobësia kryesore e njeriut haset dhe detektohet përmes parasë. Pra, paraja është ajo që e përcakton qëndrueshmërinë tonë dhe raportin me shtet ndërtimin. Pasi që paraja ndërlidhet ngushtë me lakminë, me egon dhe identitetin e njeriut. Është shumë e rëndësishme që këto pjesë te identitetit të njeriut mos të testohen sepse në shumicën e rasteve testi do të del pozitiv, andaj për të ndal abuzimet me paranë e shtetit, duhet të krijohen rregulla dhe legjislacion adekuat që siç thuhet në gjuhën e popullit ” e bënë burrë me zor ” secilin individ që ka qasje në mundësinë e keqpërdorimit të parasë publike.

-Ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime në media në lidhje me shpenzimet e deputetëve për udhëtime. I konsideroj këto diskutime si shumë të frytshme për shtet ndërtimin e Kosovës, dhe besoj që transparenca e qeverisë, kuvendit, presidencës është thelbësore në këtë proces shtet ndërtimi. Jam i lumtur që në mesin e deputetëve kishte edhe të atillë që nuk kanë kërkuar kompensime për karburantet e shpenzuara, dhe nga VV si parti në pushtet ishin plotë 20 deputet, pra pothuajse gjysma e tyre që nuk kanë kërkuar kompensime udhëtimi fare. Kishte nga ta që kishin shpenzuar, disa më shumë e disa më pak. Në çdo rast rregullorja e kuvendit ua lejon këto shpenzime, andaj aty nuk ka diçka të jashtëligjshme. Është e keqe që nuk ka ndonjë tavan të shpenzimeve për muaj dhe vit për kokë deputeti, dhe besoj që ai limit duhet të vendoset.

Me ranë në sy edhe shpenzimet e deputeteve serb, që ishin më të balancuara sesa të disa deputetëve shqiptarë, ata kishin pothuajse një nivel të shpenzimeve 160 euro, plus një shumë tjetër për komisione që ishte mesatare. Kjo më solli në mend atë se kush është më institucionalist. Unë besoj shumë që mediet po bëjnë një punë të mirë, por do të doja ti shihja po të njëjtat media po aq aktive në zbulimin e skandaleve të qeverive të kaluara, nga të cilat këto media fatkeqësisht financohen në masë të madhe. Shikimi i gjerave në qeverinë Kurti me mikroskop, derisa në qeveritë e kaluara ato gjëra u shikuan me syza të mjegullta apo nga një errësirë, lënë shumë për të dëshiruar dhe ngritë pikëpyetje të mëdha në qëllimin e sinqertë të këtyre medieve.

Do të ishte shumë më e sinqertë që të prezantohen të dhënat e shpenzimeve për karburante të deputetëve në 10 vitet e fundit, dhe pastaj të nxirreshin konkludimet e caktuara se kush dhe kur ka shpenzuar më shumë. Në çdo rast, tendenca e disa medieve, që haptazi po punojnë në pengimin e progresit të Kosovës, duke tentuar ta zbehin autoritetin e qeverisë Kurti, me qëllimin që këta të bien nga pushteti e në vend të tyre të vijnë ata që ua mbushnin gojën e gjepin me para, duke e ble heshtjen dhe servilizmin e qe besa edhe përkrahjen e tyre për projektet e korruptuara dhe qa është më e keqja antikombëtare, do të ju kthehet bumerang pikërisht këtyre dashakeqeve, sepse partitë në pushtet do të reflektojnë në çdo aspekt të qeverisjes, duke ua mbyllur të gjitha arsyet e shëndosha për tu ankuar, këtyre medieve dashakeqe. Zhvillimi i shtetit, falë kritikave me vend dhe mësimet nga gabimet në qeverisje nga dita në ditë, është mënyra më e mirë për ta ngritur shtetin aty ku atdhedashësit shqiptarë dëshirojnë. Zaten, kështu është zhvilluar çdo shtet në botë, e edhe shteti i Finlandës ku unë jetoj dhe punoj.

Këtu bëhen projekte, të cilat zbatohen, pastaj analizohen, dhe në bazë të rezultateve bëhet edhe modifikimi i tyre. Por ajo çka është më e rëndësishme, këtu në Finlandë, legjislacioni nga dita në dite ju ka përshtatë mirëfunksionimit, duke i mbyllë kështu çdo mundësi dhe kanal keqpërdorimeve të individëve të caktuar. Kështu duhet të vepron edhe Kosova, pra të mëson nga çdo dështim, nga çdo gabim, dhe madje edhe aty ku është mirë të punojnë për ta bërë edhe më mirë.

Populli duhet të mbaj mend se çka përjetuan gjatë qeverisjeve të kaluara gjatë 20 viteve, dhe nuk guxon të bije në lajthitje nga mediet të cilat punuan me gjithë forcën që ta ndajnë Kosovën. Qeveria e VV me Listën Guxo, duhet të vëzhgohet, të kritikohet aty ku e meriton kritikën, pore jo edhe të Bullizohet, për gjëra që nuk kanë qenë në dorën e saj siç ishte çështja e çmimit të rrymës, çmim i cili u rrit në tërë Evropën për shkak të krizës së Koronës.

Secili shqiptarë, duhet të përdorë fulteret e mendjes për ti identifikuar kritikat me vend dhe ato dashakeqe që vinë nga ata që robëruan këtë popull për 20 vite. Qeveria Kurti, mundë të krahasohet me kështjellën e Skënder Beut, dhe vetë Kurti mundë të krahasohet me Skënderbeun, për nga misioni dhe qëllimi që ka në vetë ky mision. Na takon neve si popull ta përkrahim z. Kurti në këtë mision të shenjtë të tij, për ta bërë Kosovën shtet të të gjithëve e jo shtet të disa milionerëve, dhe bërjen e shqiptarëve kombin më krenarë në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".