Talenti i Arsenalit i ofron ndihmë një tifozi të bullizuar

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 21:16
Talenti i Arsenalit i ofron ndihmë një tifozi të bullizuar

Mesfushorit Patino i është bashkuar edhe sulmuesi Alexandre Lacazette që ka ofruar mbështetjen e tij për tifozin e ri

Mesfushori i Arsenalit, Charlie Patino ka ofruar mbështetjen e tij për një tifozë të ri, i cili ka qenë viktimë e bullizmit.

Patino (18) është rritur në akademinë e Arsenalit dhe konsiderohet njëri prej talenteve më premtues në Angli.

Përfaqësuesi i Anglisë U-19 bëri debutimin e tij për skuadrën seniore në Carabao Cup në dhjetor para se të startojë edhe në FA Cup muajin e kaluar.

Patino ka arritur që të kontaktojë me nënën e tifozit në Twitter të hënën, duke ju përgjigjur postimit të saj kundër bullizimit të fëmijës së saj.

Patino ka ofruar mbështetjen e tij dhe ka premtuar se do ti dërgon atij një palë atlete me nënshkrimin e tij

“Është e tmerrshme ta lexoj këtë Fran. Të lutëm tregoj Freddiet që ne e mbështetim atë dhe do ia dërgoj atij një palë atlete”, shkroi ai.


(Kosova Sot Online)