Interi apelon vendimin për Bastonin

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 21:06
Interi apelon vendimin për Bastonin

Interi do të apelon në federatë, FIGC për Alessandro Bastonin pasi që Gjykata Sportive e dënoi atë me dy mosndeshje lojë, derisa Zikaltërit kanë pranuar suspendimin e Simone Inzaghit

Gjykata Sportive e FIGC dënoi Bastonin dhe Inzaghin për sjelljet e tyre gjatë derbit të së shtunës kundër Milanit.

Mbrojtësi u dënua me dy ndeshje moslojë për shkak se “kishte fyer njërin nga gjyqtarët anësorë të këtij takimi”.

Po ashtu, Inzaghi e kishte fyer gjyqtarin brenda zhveshtoreve në fund të ndeshjes është dënuar me 15 000 euro.

Sipas Tuttomercatoweb, Inter do të përpiqet që ta reduktoi Bastonin derisa mbrojtësi u përjashtua me të kuq gjatë ndeshjes.

Mbrojtësi do të mungojë në ndeshjen e radhës të Serie A kundër Napolit, pasi që ka pësuar një lëndim në gju kundër Romës mbrëmë.

Italiani po ashtu ka treguar në rrjetet sociale se çfarë e shkaktoi suspendimin. “Je mbeturinë”, ka treguar Bastoni atë që i ka thënë gjyqtarit anësor gjatë ndeshjes.

Mbetet të shihet sa gjatë do të jetë jashtë Bastoni, pasi që besohet se mbrëmë ai pësoi lëndim gjatë ndeshjes kundër Romës.


(Kosova Sot Online)