Theo Hernandez nuk lëviz nga Milani

  • S.A /
  • 10 February 2022 - 09:17
Theo Hernandez nuk lëviz nga Milani

Theo do të vazhdojë të luajë në San Siro.

Milani mund të marrë frymë lirshëm pasi njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit, Theo Hernandez, do të vazhdojë të dhurojë spektakël me fanellën e kuqezinjve.

Ai ishte objektiv i Paris Saint Germain vitin e kaluar.

Por, PSG në fund bleu Nuno Mendesin pas insistimit të Milanit për të mos e shitur dhe tani, Parisi është i lumtur me punën që po bën Mendes.

Kërcënimi i vetëm për Milanin është Manchester City, por duket se çdo gjë ka përfunduar pasi ka disa javë që raportohet për një marrëveshjes mes lojtarit dhe Milanit.

Raportohet se Theo ka arritur marrëveshje për një kontratë pesë vjeçare me Milanin me kushte më të mira ekonomike. 

(Kosova Sot Online )